Zidan-Ramos, lidhja e hekurt që ka prodhuar 11 trofe së bashku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 18:14

Zidan-Ramos, lidhja e hekurt që ka prodhuar 11 trofe së bashku

Më 11 dhjetor 2005, Zinedin Zidan dhe Serxho Ramos janë kombinuar vetëm një herë me njëri-tjetrin në fushë duke prodhuar gol. Kapiteni aktual i Realit dhe trajneri i tij shënuan një gol në “La Rosaleda” kundër Malagës: francezi ekzekuton goditjen e këndit, mbrojtësi shënon me kokë. Ishte i vetmi gol që prodhuan në 33 ndeshjet që luajtën së bashku.

Zidan - Ramos

Sot, 14 vite më vonë, ata janë sërish një forcë e madhe. Zizu e ka ditur gjithnjë potencialin e ishmbrojtësit të Sevijes, i cili është një nga shtyllat e sukseseve të tij në “Santiago Bernabeu”. “Ai duhet të tërhiqet këtu”, ka thënë trajneri së fundmi. Respekti mes trajnerit dhe kapitenit është reciprok.

“Zizu meriton respekt për gjithçka ka bërë për këtë klub”, tha mbrojtësi pas fitores ndaj Gallatasarajit në 2019-ën. “Ai duhet të vlerësohet. Gjithçka ai prek kthehet në ar”, shtoi veterani pasi Reali fitoi titullin këtë sezon.

Ramos ka fituar 22 trofe në karrierën e tij si futbollist i Realit, gjysma e të cilëve kanë ardhur me trajnerin francez në stol. Ata kanë fituar së bashku 3 Liga Kampionesh, 2 tituj La Lige, 1 Superkupë Spanje, 1 Superkupë UEFA dhe 1 Botëror Klubesh. Veç 11 trofeve me Zidanin, Ramos ka fituar edhe 4 trofe me Karlo Ançelotin, 3 me Zhoze Murinjon, 2 me Bernd Shusterin dhe nga 1 me Fabio Kapelon dhe Santiago Solarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"