Zidan gati t’i japë fund papunësisë, francezi pranë pankinës së skuadrës së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 14:35


Zidan gati t’i japë fund papunësisë, francezi pranë pankinës së skuadrës së…

Largimi i Mauricio Poçetinos dhe afrimi i Zinedin Zidanit është punë e kryer dhe për këtë janë të bindur në Francë. Pyetja që shtrohet tashmë është se kur do të vijë njoftimi për emërimin e ish-teknikut të Realit në krye të kryesuesve të Ligue 1.

pochetino zidane

Lajmi është bërë me dije nga mediat spanjolle, që nënvizojnë se tekniku francez është kthyer në një fiksim për presidentin e PSG-së, Naser Al Kelaifi, i cili e dëshiron Zidanin shumë më herët se fundi i sezonit.

Në qershor të gjithë janë të bindur se Zidan do të jetë trajneri i ri i PSG-së, por Al Kelaifi e do që tani. Ndërkaq, mediat spanjolle bëjnë gjithashtu me dije se lajmi për emërimin e Zidanit ka dalë nga vetë dhomat e zhveshjes së Parisit.

Disa prej lojtarëve kyç të Realit e kanë mësuar se Zizu do të ulet në stolin e PSG-së, por ajo që mbetet për t’u mësuar është data. Në rast se Parisi eliminohet në Champions nga Reali emërimi do të jetë i menjëhershëm. Në të kundërt do të pritet.

PANORAMASPORT.AL