“Zhunior është profesionist i vërtetë”, Olsi Rama: Ja e vërteta për Mëllugjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 23:55

“Zhunior është profesionist i vërtetë”, Olsi Rama: Ja e vërteta për Mëllugjën

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama është shfaqur para mediave për të prezantuar dy lojtarët e rinj të demave, Valentino Murataj dhe Stenio Zhunior.
138447298_262567845257705_3437175670715091418_n (1)
“ Murataj dhe Zhunior – Ja ku arritëm të prezantojmë dy lojtarë të rinj te Partizani. Ka patur interes të madh. Është bërë një punë shumë e mirë me stafin. Murataj është një njohje e vjetër e juaja dhe e Partizanit, se është rritur këtu. Ishte dështirë e trajnerit Daja. E kthyem në familje për të shtuar kualitetin cilësinë, agresivetin që ka shprehur dhe në Ballsh. Ishte një marrëveshje e arritur me Bylisin. Jemi të kënaqur dhe janë të mirëseardhur  në familje tonë. Stenio Zhunior, po ta themi emrin e plotë të tij,  mbaron kampionati. Ka pasur një karrierë shumë të mirë te Shkëndija. Ka ndërhyrë dhe përvoja e Pollozhanit te Shkëndija. Kur doli i lirë te Shkëndija, ishte i mirëpritur te ne. Ishte zgjedhja jonë e parë, se kanë dalë barcaleta nëpër media që ka patur konkurencë mes klubeve për të. E kam parë kur luante te Shkëndija, në kohën kur s’isha pjesë e Partizanit. Shkëndija ka bërë mirë në Maqedoni, ka shkruar histori. Zhunior I bashkohet ‘kolonisë’ braziliane me Melon dhe Kardozon.

Merkato – Po bisedojmë me lojtarë të ndryshëm. Nuk ka gjë konkrete, vetëm bisedime. Stafi po punon shumë me Dajën. Është zgjedhja e stafit para meje. Bëj analizën se çfarë stafi më jep dhe për gjendjen financiare. Presim dhe elementë të tjerë. Nuk duam t’i lëmë gjërat për në 31 janar. Duam ta kemi ekipin sa më të përgatitur dhe sa më shpejt.
Kardozo Bardhi

Ofertat për Kardozo, Solomon dhe Asani – Më besoni, ka goxha interes në këtë drejtim nga shumë ekipe për 3 lojtarët tanë. Primare është Partizani. Para se të bëjmë largime, do bëjmë afrime. Në momentin që do identifikojmë elementë me kosto, do pranojmë sakrifica. Kemi dhe Partizanin B, mund të bëhen pjesë e ekipit të parë nëse bëjnë mirë në Kategorinë e Parë. Çdo lojtar është i nevojshëm, asnjë s’është i domosdoshëm. Në këtë moment, do të bëjmë analizë në planin tekniko-taktit, jo vetëm financiar

Zhunior nuk luan prej 4 muajsh – Është pyetje për Dajën. Do të duhet pak kohë që të hyjë në ritmin e garës. Megjithatë, duhet të kemi parasysh se është futbollist profesionist gjithë karrierën ka profesionist dhe punëtor.
Mellugja

Donald Mëllugja – Nuk ka asnjë zhvillim.

Nevojat e Partizanit –  I kemi shprehur dhe atëherë kur s’kishim merkato; të përforcohemi me lojtarë cilësorë në repartet që kemi nevojë. Nuk është e lehtë në janar sepse ka futbollistë që duan të ndryshojnë klimë, kanë dalë të lirë. Këtë mund ta zgjidhësh me klubet në mënyra të ndryshme që ndodhin në merkato. Duam të plotësojmë mbrojtjen me elementë, sepse aty ka mangësi. Është si puna e një organizmi që duam ta shërojmë e rregullojmë në çdo aspekt. Kur të vijnë mundësitë, duhet t’i shfrytëzojmë, siç ndodhi me Muratajn dhe Zhuniorin”, përfundoi drejtori i Partizanit, Olsi Rama”, u shpreh Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"