Ze Maria për mediat italiane: Kam bërë gabime në të kaluarën, ndihem mirë në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 18:16

Ze Maria për mediat italiane: Kam bërë gabime në të kaluarën, ndihem mirë në Tiranë

Ze Maria, trajneri i Tiranës, ka folur për “Tuttomercatoweb, duke i bërë një skaneri të ardhmes së tij por edhe ngjarjeve të fundit në futbollin Europian. Ai ka folur për objektivat e tij për tu kthyer në itali apo një koment për Ançelotin.

Ze-Maria-696x464

Kthimi në Itali

Në të kaluarn kam bërë gabime, por mund të them se jam mirë në Shqipëri. Jam i kënaqur. Kam qenë dhe në Kenia por tani ndodhem në Tiranë dhe jemi rikthyer në Ligën e parë.

Komenti për Seria A

Ishte një kampionat interesant. Napoli ishte një ekip i mirë por më pas e humbi kampionatin. Them se tifozët janë dëfryer. Kam parë një garë konkurruese. Shpresoj të zhvillohet një kampionat si ky i fundit edhe vitin e ardhshëm.

Ançeloti në Napoli…

E kam pasur te Parma. Ësht një miku mirë, trajner dhe person i madh. Ai ka fituar kudo dhe ka përvojë të jashtëzakonshme. Sarri ka bërë një punë të mirë në Napoli.Karlo do të kërkojë të bëjë mirë në Europë dhe ta mbajë Napolin në vendet e para të klasifikimit.

ze maria

Për Interin

Interi ka nevojë për vazhdimësi. Unë mendoj se vitin e ardhshëm do të jetë më konkurrues. Një klub si Interi di të luftojë gjithmonë, mjafton të kujtojmë se e fitoi Ligën e Kampionëve në javën e fundit.

Për Naigolan

Kushdo që e merr Naigolanin duhet të dijë anët e mira dhe të këqija të tij. Cilësia nuk diskutohet. Spaleti e di këtë.

ze maria

Parma në Seria A…

Unë festova për rikthimin. Tifozët dhe qyteti e meriton këtë. Ata tashmë janë në një mardhënie të mirë, i trajtojnë lojtarët me dashuri. Parma ka bërë histori në futbollin italian dhe meriton të jetë në nivele të larta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"