Zbulohet situata e lojtarit të Romës që përfundoi në spital, shokët e skuadrës i kërkojnë klubit të shkojnë edhe ata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 21:10

Zbulohet situata e lojtarit të Romës që përfundoi në spital, shokët e skuadrës i kërkojnë klubit të shkojnë edhe ata

Ndeshja e Serisë A mes Romës dhe Udinezes është ndërprerë sot pasi mbrojtësi Evan N’Dika është ndjerë keq pasi kishte dhimbje në gjoks. Ai është transportuar me ambulancë në spital dhe më pas ndeshja në fjalë u pezullua pasi lojtarët nuk dëshironin të vazhdonin, të shqetësuar për situatën e tij.

3

Klubi i Romës konfirmoi pak më vonë se ai ishte i ndërgjegjshëm dhe po i nënshtrohej kontrolleve të rastit, duke qenë në vëzhgimin e plotë të mjekëve në spitalin e Udines. Bëhet e ditur se situata e tij për momentin vlerësohet me “kodin e verdhë”, që do të thotë është nën monitorim pa shenja të dukshme të rrezikut për jetën e tij.

Ndërkohë, ”Sky Sport” ka bërë të ditur se lojtarët e Romës i kanë kërkuar klubit që të shkojnë edhe ata në spital që të kalojnë pak kohë me shokun e skuadrës në këto orë ankthi për të gjithë, teksa presin të mësojnë arsyen se pse futbollisti 24-vjeccar i lindur në Paris shfaqi probleme shqetësuese shëndetësore gjatë ndeshjes së sotme.

PANROAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"