Zbulohet prapaskena e tragjedisë, ish-drejtuesi i Formula 1 vrau veten me shotgun pasi mësoi se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2022 | 17:18

Zbulohet prapaskena e tragjedisë, ish-drejtuesi i Formula 1 vrau veten me shotgun pasi mësoi se…

Ish-drejtuesi i garave të Formula 1, Maks Moslei, kreu vetëvrasje duke qëlluar veten në kokë me armë zjarrin pasi mësoi se i kishin mbetur vetëm pak javë jetë si pasojë e kancerit në prostatë. Ky është përfundimi që është arritur nga hetuesit për ngjarjen e majit të vitit të kaluar, që tronditi opinionin sportiv, ku një nga drejtuesit më të suksesshëm të Formula 1, u gjet i vdekur në banesën e tij.

asdasdasd

Maks Moslei, dikur një pilot garash e më pas një avokat i njohur, ishte drejtuesi më i lartë i FIA-s, Organizatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. nga viti 1993, deri në vitin 2009. Ai arriti të kthente Formula 1 në një garë të ndjekur botërisht duke gjeneruar të ardhura si asnjëherë më parë për automobilizimin botëror.

Në vitin 2009, ai u detyrua të jepte dorëheqjen pasi mediat britanike zbuluan një skandal seksual të tij, pasi kishte organizuar në shtëpi një orgji me prostituta të veshura si oficere naziste. Ngjarja asokohe bëri shumë bujë duke pasur parasysh se babai i Mosleit kishte qenë një lider i njohur fashist dhe një adhurues i Hitlerit.

Sipas asaj që është bërë publike sot, Moslei kishte mësuar se kishte pak javë jetë për shkak të përkeqësimit të kancerit në prostatë. Mirëmbajtësi i vilës kishte gjetur një pusullë në derë të shkruar “mos hyni, njoftoni policinë” dhe kishte thirrur forcat e rendit. Brenda në dhomën e tij ishte gjetur turpi i pajetë dhe raporti mjeko-ligjor ka bërë të qartë se Moslei kishte bërë vetëvrasje duke gjuajtur me shotgun në kokë. Një pusullë ishte gjetur pranë trupit, e ndonëse ishte e mbuluar nga gjaku, arrihej të lexohej shkrimi “nuk kisha zgjidhje tjetër”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"