Zbulohet plani, Interi duhet të presë/ Kupa merret kundër Lacios, ylli do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 21:10

Zbulohet plani, Interi duhet të presë/ Kupa merret kundër Lacios, ylli do të…

Ka nga ata që në “Instagram” me një fotomontazh e kanë vendosur yllin e dytë në fanellën e Interit. Bëhet fjalë për Aleksiz Sançezin. Në fakt këto “magji” të “Photoshop”-it do të bëhen realitet. Duhet thjesht pak pritje.

inter

Më saktë në muajin korrik kur të luhen miqësoret për sezonin e ardhshëm. Edhe pse mund ta fitojë titullin kampion 5 javë përpara fundit të kampionatit, Interi nuk mund ta “qëndisë” dot yllin e dytë në fanellë. Rregulli i Ligës është që vetëm një skuadër mund ta mbajë stemën e “Scudettos” dhe deri në 30 qershor e ka skuadra e Napolit që është ekipi kampion në fuqi.

Për këtë arsye, Interi do ta stampojë në korrik. Sa i përket kupës së kampionëve, Liga do t’ia dorëzojë Interit në ndeshjen e fundit shtëpiake. Ky është një rregull që është vendosur në 9 vitet e “diktaturës” së Juventusit. Inter-Lacio do të jetë sfida e fundit në “San Siro”, ku Lautaro Martinez do të ngrejë në qiell trofeun e shumëpritur.

Nuk dihet ende kur do të luhet ndeshja, por diçka e sigurt është që nuk do të zhvillohet në mbrëmje. Sepse ky moment duhet që të shpërndahet në të gjithë botën dhe të ketë një orar të përshtatshëm për çdo vend. Ndoshta ora 18:00 ose 19:00 mund të jetë një opsion, por mbetet për t’u parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"