Zbulimi i Kombëtares së Silvinjos, Dinamo e Zagrebit shënjestron mbrojtësin kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2023 | 22:22

Zbulimi i Kombëtares së Silvinjos, Dinamo e Zagrebit shënjestron mbrojtësin kuqezi

Zbulimi i kualifikueseve për EURO 2024 të  Shqipërisë, Marjo Mitaj, mund ta lërë të ftohtin rus dhe të afrohet më pranë vendlindjes në merkaton  janarit. Portal kroat “24sata”, që i referohet mediave ruse, raporton se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në radarin e gjigandëve të futbollit kroat, Dinamo Zagreb.

mitaj mario

Sipas lajmit të portalit kroat bëhet me dije se trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviç dëshiron që të sjellë në Zagreb mbrojtësin e majtë të Kombëtares shqiptare.  Lokomotiva e Moskës e transferoi Marjo Mitaj nga AEK-u i Athinës në verë për 3 milionë euro.

Mbetet për të parë nëse do të realizohet ky transferim në Zagreb, pasi me Dinamon  Mitaj do të ketë mundësi që të luaj edhe në Kupat e Europës. Dinamo për momentin vazhdon aventurën në Konferencë Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"