Moviola e Egnatia-Vllaznia/ VAR-i ndëshkon Arbenit Xhemajlin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 8:38

Moviola e Egnatia-Vllaznia/ VAR-i ndëshkon Arbenit Xhemajlin (VIDEO)

Rasti i parë për moviolë ishte ai i ndëshkimit të mbrojtësit të Egnatias.

bandicam 2024-04-28 17-35-11-872

Xhemajli ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Krymit, ku i shkel këmbën mesfushorit shkodran. Gjyqtari thirret më pas nga VAR-i të shohë pamjet dhe pas vëzhgimit të tyre, anulon të verdhin dhe i jep të kuq mbrojtësit të vendësve.  Një rast tjetër është pretendimi i Egnatias për një prekje me dorë nga Hakaj, por duket qartë nga pamjet që mbrojtësi kuqeblu preket me këmbë. (VIDEO

Një moment tjetër vjen në minutën e 73-t, ku Bekim Balaj shënon golin e dytë për Vllazninë, por akordohet pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë i kryesorit, pasi shihet se kapiteni është më i avancuar. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"