Zbardhet kalendari i muajit prill, ja kur do të luhen ndeshjet e ardhshme të Superiores dhe Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2023 | 22:46

Zbardhet kalendari i muajit prill, ja kur do të luhen ndeshjet e ardhshme të Superiores dhe Kupës së Shqipërisë

Departamenti i Garave në federatën Shqiptare të Futbollit ka zbardhur kalendarin e ndeshjeve të kategorisë “Abissnet Superiore” për javët në vazhdim, duke përcaktuar datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen sfidat e javës së 29-të, 30-të dhe 31. Gjithashtu, janë përcaktuar oraret dhe stadiumet për ndeshjet e turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

superiore kupa e shqiperise

Ndeshjet e javës së 29-të do të luhen në datat 15 dhe 16 prill, teksa të shtunën ngre siparin e javës sfida Bylis-Teuta që luhet në Ballsh dhe fillon në ora 15:00 e më pas në ora 18:00 nis sfida tjetër Erzeni-Kastrioti, që zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Të dielën luhen tre sfidat e tjera të kësaj jave teksa në orën 15:00 nisin dy duelet Laçi-Partizani (në Laç) dhe Kukësi-Vllaznia (në “Kukës Arena”). Java mbyllet me ndeshjen Tirana-Egnatia në “Elbasan Arena”, që nis në ora 18:00.

Edhe ndeshjet e javës së 30-të do të luhen të ndara në dy ditë e përkatësisht më datat 22 dhe 23 prill me sfidën Egnatia-Laçi (në stadiumin e Rrogozhinës) që luhet e para duke nisur nga ora 15:00 ditën e shtunë. Ndërsa në orën 18:00 fillojnë njëkohësisht dy ndeshjet Teuta-Erzeni (stadiumi “Niko Dovana”) dhe Vllaznia-Tirana (stadiumi “Loro Boriçi”). Të dielën e 23 prillit zhvillohen Kastrioti-Kukësi (ora 15:00 në Kamëz) dhe Partizani-Bylis (ora 18:00 në stadiumin Partizani).

Në mesjavë do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e para të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë me të dyja sfidat që do të luhen më datë 26 dhe në të njëjtin orar. Tirana-Teuta (“Elbasan Arena”) dhe Vllaznia-Egnatia (“Loro Boriçi”) nisin në ora 18:00.

Muaji prill mbyllet me ndeshjet e javës së 31-të në datat 29 dhe prill dhe 30 prill. Bylis-Laçi (Ballsh) luhet të shtunën duke nisur nga ora 15:00, kurse në orën 18:00 starton sfida tjetër e kësaj dite Erzeni-Partizani. Të dielën e 30 prillit në ora 15:00 luhen ndeshjet Tirana-Kastrioti (“Elbasan Arena”) dhe Kukësi-Teuta (“Kukës Arena”), teksa në orën 18:00 fillon sfida përmbyllëse e javës Vllaznia-Egnatia (“Loro Boriçi).

Më poshtë, edhe kalendari i plotë me datat dhe oraret e tre javëve të ardhshme të kampionatit dhe turit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

SUPERIORE:

JAVA 29

Bylis – Teuta 15/04/2023 15:00 Ballsh

Erzeni – Kastrioti 15/04/2023 18:00 Durrës

Laçi – Partizani 16/04/2023 15:00 Laç

Kukësi – Vllaznia 16/04/2023 15:00 Kukës

Tirana – Egnatia 16/04/2023 18:00 Elbasan

JAVA 30

Egnatia – Laçi 22/04/2023 15:00 Rrogozhinë

Teuta – Erzeni 22/04/2023 18:00 Durrës

Vllaznia – Tirana 22/04/2023 18:00 Shkodër

Kastrioti – Kukësi 23/04/2023 15:00 Kamëz

Partizani – Bylis 23/04/2023 18:00 Tiranë

JAVA 31

Bylis – Laçi 29/04/2023 15:00 Ballsh

Erzeni – Partizani 29/04/2023 Durrës

Tirana – Kastrioti 30/04/2023 15:00 Elbasan

Kukësi – Teuta 30/04/2023 15:00 Kukës

Vllaznia – Egnatia 30/04/2023 Shkodër

KUPA E SHQIPËRISË

Tirana – Teuta 26/04/2023 18:00 Elbasan

Vllaznia – Egnatia 26/04/2023 18:00 Shkodër

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"