Xhokoviç kërkon që rusët të luajnë në Uimbëlldon: Çmenduri! Unë jam vetë fëmijë i luftës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2022 | 16:52

Xhokoviç kërkon që rusët të luajnë në Uimbëlldon: Çmenduri! Unë jam vetë fëmijë i luftës…

Turneu i i Uimbëlldon në Angli ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të lejojë pjesëmarrjen e sportistëve nga Rusia dhe Bjellorusia, si pasojë e agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Një vendim që është mbështetur pjesërisht, por ka pasur edhe zëra kundër organizatorëve për këtë masë.

3,w=993,q=high,c=0.bild

Një ndër ata që mendon se është vepruar gabim, është serbi Novak Xhokoviç. Ky i fundit mendon se sportistët duhet të marrin pjesë në gara, pavarësisht asaj që po bën shteti të cilin ata përfaqësojnë dhe flamurin e të cilit valëvitin.

“Unë do të jem gjithmonë kundër luftës, unë jam vetë fëmijë i luftës. Por unë jam kundër vendimit të organizatorëve të Uimbëlldon. Mendoj se është çmenduri. Nëse politika ndërhyn në sport, rezultati nuk është i mirë”, u shpreh sportisti serb.

Vendimi i organizatorëve do të lërë jashtë aktivitetit që nis më datë 27 qershor, disa nga emrat më të njohur, duke filluar nga numri 2 në botë, Danil Medvedev.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"