VOLEJ MESHKUJ/ Kupa, Partizani dhe Erzeni një hap larg finales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 19:12

VOLEJ MESHKUJ/ Kupa, Partizani dhe Erzeni një hap larg finales

Volejbolli i meshkujve zhvilloi dje dy ndeshjet e vajtjes, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Partizani dhe Erzeni e fillojnë mbarë vitin, teksa arritën të triumfojnë në fushën e tyre respektivisht ndaj Skënderbeut dhe Vllaznisë.

erzeni partizani volejboll meshkuj

Kryeqytetasit e Ylli Tomorrit u shfaqën në një formë të shkëlqyer duke dominuar në çdo aspekt ndaj korçarëve dhe fituar pastër 3-0. Pas një pjese të parë të sezonit me oshilacione, të kuqtë kanë ndërhyrë në merkato duke u fuqizuar ndjeshëm. Afrimet e ukrainasve Azarov dhe Diktiarenko, si dhe i serbit Lonçar i kanë dhënë një fytyrë të re skuadrës. Kjo u pa qartë në takimin e djeshëm, ku këta lojtarë treguan një nivel mjaft të mirë loje.

Partizani i fitoi bindshëm të tri setet 25-15, 25-17, 25-19. Ndryshe nga sfida e kryeqytetit, përballja e zhvilluar në sallën “Dhimitraq Goga” ndërmjet Erzenit dhe Vllaznisë ishte me shumë rivalitet. Shkodranët befasuan duke e fituar setin e parë 21-25, por më pas shijakasit e Arben Sakos përmbysën gjithçka duke triumfuar në tri setet e tjera 25-23, 25-18, 26-24. Tashmë Partizanit dhe Erzenit u mjaftojnë vetëm nga dy sete të fituara në ndeshjet e kthimit për të kaluar në finale.

dddddddd

ed

Roland Gjini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"