Vllaznia kërkon shtyrjen e takimit, Bylisi del kundër: Luajmë siç ishte programuar, presim… stadiumin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2019 | 18:53

Vllaznia kërkon shtyrjen e takimit, Bylisi del kundër: Luajmë siç ishte programuar, presim… stadiumin!

Teksa në stadiumin “Loro Boriçi” po punohet, dhe luajtja gjatë kësaj fundjave bëhet e pamundur, klubi i Vllaznisë kishte kërkuar shtyrjen e takimit të ditës së shtunë me Bylisin, për një datë tjetër.

bylis

Shkodranët nuk dëshironin që të gjenin një stadium tjetër, dhe data pritej të caktohej kur stadiumi të ishte gati. Por, nga ana tjetër, tek Bylisi duan të shfrytëzojnë formën mjaft të mirë që po kalojnë, dhe nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, njoftojnë opinionin publik dhe tifozët se takimi i programuar të luhet më datë 2 nëntor, nuk do të shtyhet.

Ballshiotët shprehen se janë ende në pritje të stadiumit ku do luhet ndeshja, si dhe për orarin e takimit. Më poshtë, reagimi i Bylisit.

Njoftimi i FK Bylis

FK Bylis njofton të gjithë opinion publik dhe tifozët ballshiotë se takimi Vllaznia-Bylis nuk do shtyhet, por do të luhet në datën 02/11/2019 siç është planifikuar në kalendarin zyrtar të FSHF-së për ndeshjet e javës së 11-të.

Jemi në pritje të stadiumit se ku do të luhet sfida dhe për orarin e takimit…

as

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"