Vlerësimi i medias italiane, Berat Gjimshiti në listën e lojtarëve më të dobët të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2018 | 11:27

Vlerësimi i medias italiane, Berat Gjimshiti në listën e lojtarëve më të dobët të Serisë A

Portali italian “Tuttomercatoweb” ka bërë një vlerësim të futbollistëve për ndeshjet e luajtura në këto 31-javë të Serisë A. Në listën me 20 futbollistët më të kampionati italian, ra në sy edhe prezenca e mbrojtësit të Kombëtares Berat Gjimshiti. Humbja ndaj Juventusit dhe penalltia e shkaktuar ndaj Pjaniçit, e ka zhytur futbollistin e Beneventos në listën e “zezë”.

gjimshiti benevento

Shqiptari mban vendin e shtatë me një mesatare 5.61. Një tjetër futbollist me emër që ishte përzgjedhur tek më të dobëtit ishte dhe mesfushori i Milanit, Bilja, i cili mbante vendin e parafundit.

flop 20

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"