Vila bën kryqin para ndeshjes, Lilaj nuk di kur është krijuar Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2016 | 20:14

Vila bën kryqin para ndeshjes, Lilaj nuk di kur është krijuar Skënderbeu

Të përzgjedhurit e radhës të moderatores Hygerta Sako për intervistën dyshe në emisionin “Pasi i fundit” në TVSH, kanë qenë Emiljano Vila i Partizanit dhe Sabjen Lilaj i Skënderbeut.

Të hënën ata janë kundërshtarë në fushë, por në të shkuarën kanë qenë bashkë në grumbullimet dhe ndeshje të ndryshme të Kombëtares. Sfida e dy lojtarëve në fushë ka vijuar më herët me një duel televiziv.

Intervista e Emiljano Vilësemiljano vilaKe pseudonim, dhe nëse po, pse ta kanë vënë?

Nuk kam. Vila më thërrasin.

Në çfarë moshe e ke filluar futbollin?

10 vjeç.

Në cilin rol?

Mesfushor-sulmues.

Goli më i spikatur në karrierën tënde?

Dy golat që i kam shënuar Tiranës, kur kam luajtur me Teutën.

Fjala që të përsërit më shumë trajneri në fushë?

Vila “dai dai”.

Me kë e ndan dhomën në grumbullim?

Me Krasniqin.

Po me Kombëtaren?

Në shumë raste kam qenë me Hykën.

Kush të ngacmon më shumë nga shokët e ekipit?

Trashi.

Veprimi i parë që bën kur futesh në fushën e lojës?

Gjithmonë bëj kryqin.

Po në dhomat e zhveshjes?

Asgjë.

Ke gatuar ndonjëherë dhe nëse po, çfarë?

Asnjëherë.

I ke numëruar ndonjëherë sa e ke mbajtur topin me këmbë?

Jo.

Po shtyllat i ke numëruar ndonjëherë?

Me raste.

Kur e ke marrë rrogën e fundit?

Muajin e fundit.

Po shpërblimin e fundit?

Tani e pres.

Cila është skema jote e preferuar në futboll?

Për mua nuk ka rëndësi.

Gati për kuic?

Po.

Kur është krijuar klubi yt aktual?

1946.

Cila përfaqësuese e ka fituar më shumë Kampionatin Europian?

Gjermania.

Ku do t’i luajë ndeshjet kombëtarja jonë në Francë?

Në Nicë dhe në Paris më duket. (Gabim) Kthehemi te sfida.

Cilin lojtar vlerëson më shumë te kundërshtari?

Sabjenin.

Miku më i ngushë te kundërshtari?

Shkëmbi dhe Sabjeni.

Kush është mesfushori më i mirë nga ju të dy?

Sabjeni.

Kush vrapon më shumë nga ju të dy?

Sabjeni.

Çfarë i ke zili tjetrit në aspektin e lojës?

I jep shumë frymëmarrje ekipit.

Kush është më simpatiku?

Të dy.

Po më me humor?

Sabjeni.

Më i urtë?

Të dy.

Kush e fiton ndeshjen?

Partizani.

***

Intervista e Sabjen Lilajt sabjen lilaj

Ke pseudonim, dhe nëse po, pse ta kanë vënë?

“Arusha”. Të gjithëve u thërrisja kështu dhe në fund më mbeti mua.

Në çfarë moshe e ke filluar futbollin?

10 vjeç.

Në cilin rol?

Mesfushor qendre.

Goli më i spikatur në karrierën tënde?

Besoj një nga golat e Europa Ligës.

Fjala që të përsërit më shumë trajneri në fushë?

Kontrollo mesin e fushës.

Me kë e ndan dhomën në grumbullim?

Në “Tropikal” me Abilaliajn, në fazë përgatitore me Progrin.

Po me Kombëtaren?

Me Roshin kam qenë gjithmonë.

Kush të ngacmon më shumë nga shokët e ekipit?

Shumicën e kohës ngacmohem me Vangjelin.

Veprimi i parë që bën kur futesh në fushën e lojës?

Përshëndes tifozët.

Po në dhomat e zhveshjes?

Thjesht kontrolloj uniformat dhe këpucët.

Ke gatuar ndonjëherë, dhe nëse po çfarë?

Vezë të skuqura.

I ke numëruar ndonjëherë sa e ke mbajt topin me këmbë?

Kur isha i vogël…

Po shtyllat i ke numëruar ndonjëherë?

Jo.

Kur e ke marrë rrogën e fundit?

Para një jave.

Po shpërblimin e fundit?

Nuk e mbaj mend.

Cila është skema jote e preferuar në futboll?

4-3-3.

Gati për kuic?

Sigurisht.

Kur është krijuar klubi yt aktual?

Eeee, jo.

Cila përfaqësuese e ka fituar më shumë Kampionatin Europian?

Nuk e di.

Ku do t’i luajë ndeshjet kombëtarja jonë në Francë?

Lion besoj një, të tjerat nuk i di. Kthehemi te sfida.

Cilin lojtar vlerëson më shumë te kundërshtari?

Ka shumë lojtarë cilësorë, por vlerësoj grupin e Partizanit.

Miku më i ngushë te kundërshtari?

Vila dhe Bicaj.

Kush është mesfushori më i mirë nga ju të dy?

Kemi karakteristika të ndryshme. Secili ka mënyrën e vet.

Kush vrapon më shumë nga ju të dy?

Të dy jemi lojtarë që vrapojmë shumë, por me ritme të ndryshme.

Çfarë i ke zili tjetrit në aspektin e lojës?

Shumë energjik dhe nuk dorëzohet kurrë.

Kush është më simpatiku?

Vila gjithmonë është më i bukuri.

Po më me humor?

Unë pak më shumë.

Më i urtë?

Të dy besoj.

Kush e fiton ndeshjen?

Shpresoj që ne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"