Vijojnë ofertat, një tjetër klub rus do Gavazajn në huazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 18:19

Vijojnë ofertat, një tjetër klub rus do Gavazajn në huazim

Enis Gavazaj është gjithnjë e më shumë larg Skënderbeut. Insistimi i klubeve të huaja sa vjen e bëhet më i fortë për mesfushorin e Skënderbeut dhe të Kombëtares, që duket se do të mbyllë shumë shpejt aventurën e tij në Korçë.

Gavazaj

Me Ahmad Grozhnin në krye të listës, janë edhe 4 ekipe të tjera që kanë shfaqur interes (mes së cilave edhe Strum Graz dhe Hajduk Split). Klubi bardhekuq mbetet besnik i kërkesës së lartë prej 600 mijë eurosh ose një rrugë të mesme me një ulje të vogël në çmim në këmbim të 20% të kartonit të lojtarit.

“Panorama Sport” mëson se një opsion për Gavazajn është edhe huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit te klubi i sapongjitur në Superligën ruse, Kyryla Sovetov

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"