VIDEO/ Zjarret në Australi i rrezikojnë jetën sportistes, detyrohet të braktisë ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 19:30

VIDEO/ Zjarret në Australi i rrezikojnë jetën sportistes, detyrohet të braktisë ndeshjen

Zjarret e çmendura në Australi kanë penguar sfidën midis tenistes sllovene Dalila Jakupoviç dhe zviceranes Stefani Vogel për turneun e përvitshëm “Australian Open”.

JAKUPOVIC

 

28-vjeçarja Jakupoviç pati vështirësi në frymëmarrje dhe u gjunjëzua duke kërkuar ndihmë. Nxehtësia e madhe e shkaktuar nga zjarret në ishullin-kontinentin e Australisë dhe tymi i rëndë e detyruan të tenisten ballkanase të mos vazhdonte ndeshjen.

Ajo u shpreh i irrituar pasi organizatorët i kërkuan të vazhdonte takimin, i cili u ndërpre.

“ U frikësova vërtet se mund të rrëzohesha. Nuk kam patur kurrë probleme me frymëmarrjen. Në të vërtetë më pëlqen nxehtësia, por nuk po mundesha të merrja frymë dhe rashë në dysheme”, shprehet pasi mori veten Jakupoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"