VIDEO/ Xhiro e 14-të e Superiores, shikoni golin dhe gabimin e javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 22:13

VIDEO/ Xhiro e 14-të e Superiores, shikoni golin dhe gabimin e javës

10 gola u shënuan në javën e 14-të të Superiores, ku nga 10 skuadra 3 nuk shënuan, Kukësi, Bylis dhe Laçi. Nga këto gola të kësaj jave mund të veçohet ai që shënoi Theofilus Solomon ndaj Skënderbeut.

Në një terren të vështirë dhe në mes dy mbrojtësve sulmuesi i Partizanit nga distanca shfrytëzoi asistin e Asanit duke dërguar topin në trekëndësh. Vlerësime shkojnë edhe mënyrën e realizimit të golit nga ana e Muçit të Tiranës dhe Grudës së Teutës.

 

Në këtë javë ka pasur ndeshje që janë vendosur nga gabimet portierëve. Kukësi e pagoi shtrenjtë pasigurinë e portierit Tafa te rasti i golit të Vllaznisë, pasi 20-vjeçari nuk arriti të kontrollonte topin e ardhur nga një goditje standarde dhe aty përfiton Kalaja që shënon. Edhe portieri i Skënderbeut, Marjo Dajsinani, ka peshën e fajit te goli i parë i shënuar nga Jurgen Bardhi i Partizanit, pasi topi i kalon te duart.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"