VIDEO/ Vllaznia kryeson e pamposhtur, shkodranët i marrin 1 pikë me 10 lojtarë Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:58

VIDEO/ Vllaznia kryeson e pamposhtur, shkodranët i marrin 1 pikë me 10 lojtarë Teutës

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida mes Teutës dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore. Shkodranët e Brdariç, vazhdojnë të udhëheqin të pamposhtur në këto javët e para, duke marrë kështu një tjetër rezultat pozitiv në një transfertë të vështirë si ajo e Durrsit.

bandicam 2020-11-25 18-38-40-194

Nga ana tjetër të besuarit e Edi Martinit, edhe pse me një lojtar më shumë për 20 minuta, nuk arritën të zhbllokonin sfidën, duke u larguar nga fusha me vetëm 1 pikë.

Teuta-Vllaznia

Të durrsakët mungon për arsye disiplinore Lorenco Vila, i cili ka qenë një nga lojtarët kryesorë te skuadra e Teutës. Nga ana tjetër Vllaznia luan me të njëjtin formacion ashtu si ndaj Tiranës.

FT: TEUTA- VLLAZNIA 0-0

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet takimi. 

90+4′ Flirton me golin e fitores Vllaznia. Pas një harkimi nga e djathta, për pak sa nuk shënojnë shkodranët.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

85′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga loja, Ardit Krymin, vendin e tij e merr Ramadani.

81′ Tjetër zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha edhe Aleksi, në lojë Zogaj.

80′ Teuta e gjitha në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Shkodranët mbrohen mirë duke mos lejuar hapësira në mbrojtje.

75′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha Daja, vendin e tij e merr Zhunior.

70′ Vllaznia me 10 lojtarë, Isaevski ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Vilës.

65′ Zëvendësim te Teuta, largohet Hebaj, vendin e tij e merr Krasniqi.

63′ Vllaznia kryen 2 zëvendësime largohen nga fusha Da Silva, Dilaver dhe Imeri. Vendin e tyre e marrin, Hoxhaj, Dunga, Jonuzi.

57′ Gurishta është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë të verdhë.

52′ Pranë golit Vllaznia, me Dilaver, por vendimtare dalja e Frashërit, i cili arriti të mbërrinte i pari tek topi.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

41′ Hebaj shënon supergol me roveshatë, por goli anulohet për pozicion jashtë lojes.

34′ Kartoni i pestë i verdhë në këto minuta. Kësaj here ndëshkohet Isaevski për ndërhyrje të gabuar ndaj Dajës.

32′ Tjetër futbollist i ndëshkuar me karton të verdhë. Është futbollisti Todorovski që ndërhyn në mënyrë të gabuar në mesfushë, duke mos u falur nga gjyqtari Hamiti.

29′ Momente tensioni, ndëshkohet me karton të verdhë edhe futbollisti Emiljano Vila, i cili kapet për pak momente me trajnerin e Vllaznisë Brdariç, që i kërkon llogari për faullin.

24′ Da Silva ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Emiljano Vilës.

23′ Imeri provon të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij është e gabuar.

17′ Sërish Teuta rrezikshëm me Hebajn, por vjen aty Imami, që mbyll mjaft bukur duke larguar rrezikun në këndore.

10′ Avdyli është i ndëshkuari i parë i  sfidës me karton të verdhë.

6′ Kundërsulm fantastik i shkodranëve me anë të Da Silvës, që servir për Dilaver, ky shërben për Krujën që tenton portën, por ndalet nga Frashëri me këmbë.

6′ Todorovski harkon një top të rrezikshëm në zonë, por ndal mjaft bukur mbrojtësi Adili.

4′ Pranë golit Teuta me Hebajn, por gjyqtari fillimisht akordon faull në sulm.

2′ Teuta e nis në sulm këtë sfidë, duke u hedhur menjëherë përpara në zonën e shkodranëve.

1′ Ka startuar sfida në “Niko Dovana”.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli, Daja, E. Vila, Bregu, Hebaj. Trajner: Edi Martini
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Da Silva, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric

Gjyqtarë: E. Hamiti, D. Rexha, A. Zalla, K. Kola, E. Bastari, N. Bregasi

127223930_415602493178776_1579780583564775659_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"