VIDEO/ Vijareal zhyt në krizë Realin e Madridit, tani rrezikohet edhe vendi i 4-t

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 18:09

VIDEO/ Vijareal zhyt në krizë Realin e Madridit, tani rrezikohet edhe vendi i 4-t

Reali vazhdon të zhgënjejë me rezultatet negative në kampionatin spanjoll. Skuadra e Zidan ka regjistruar një tjetër humbje, kësaj herë në shtëpi ndaj Vijarealit. Goli fantastik i Fornals në minutën e 87-të ka tronditur “Bernabeun”, duke bërë që “galaktikët” të rrezikojnë edhe vendin e 4-t që të çon në Champions.

Real

Me humbjen e sotme konfirmohet plotësisht kriza e kampionëve të Europës dhe me sa duket Zinedin Zidan i ka ditët e numëruara në stolin e Realit. Sfidën e radhës madrilenët do ta luajnë në shtëpi ndaj Depotivo La Korunjës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"