VIDEO/ “Vetëvrasje” e Shkëndijës, tetovarët humbin dy penallti dhe falin kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2018 | 22:57

VIDEO/ “Vetëvrasje” e Shkëndijës, tetovarët humbin dy penallti dhe falin kualifikimin

Shkëndija e Tetovës humbi një ndeshje që e kishte në duart e veta. Dy penallti të humbura nga Emini dhe Ibraimi, por dhe shumë raste shënimi nga tetovarët në takimin e kthimit ndaj Rosenborgut. Rastet që nuk i shfrytëzoi Shkëndija, i bëri më së miri Rosenborgu, ku në minutën e 67-të shënon me Hovlan, ndërsa në të 83-tën dyfishon me Reginiusen.

bandicam 2018-08-30 21-22-18-199

Pas pësimit të golit Shkëndija bie nga loja shumë dhe sulmet e tyre nuk ishin fare të rrezikshëm për Rosenborgut. Edhe pse kishte humbur ndeshjen e parë në Norvegji, duke parë rjedhën e takimit, shanset ishin të mëdha për përmbysjen e madhe, por që për fat të keq nuk erdhi. Kështu, kjo bëhet hera e tretë që Shkëndija nuk ia del në fazën “play-off”, për të kapur grupet e Europa League.

 

Shkëndija-Rosenborg 0-2 (1-3)

GOL: Hovland 67′, Reginiusen 83′

Reginiusen 83′

Hovland 67′

Penalltia e dytë humbur në minutën 48′

Penalltia e humbur në minutën 19′

 

Formacionet:

Shkëndija: Zahov, Mici, Musliu, Bejtulai, Murati, Totre, Alimi, Emini, Nafiu, Junior, Ibraimi. Trajner: Qatip Osmani.

Rosenborg: Hansen, Hedenstad, Hovland, Regiuniusen, Meling, Konradsen, Lundemo, Jensen, Jebali, Bendtner, Levi. Trajner: Rini Kolen.

asdgfjdfg

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"