VIDEO/ Vendi i dytë çon Teutën në “qiellin e shtatë”, ja si këndojnë e kërcejnë tek ekipi i Shkëmbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2018 | 17:11

VIDEO/ Vendi i dytë çon Teutën në “qiellin e shtatë”, ja si këndojnë e kërcejnë tek ekipi i Shkëmbit

Vendi i dytë në Superiore, një javë para mbylljes së gjysmës së parë të sezonit, ka bërë që te Teuta t’ia marrin këngës. Në një drekë të organizuar ditën e sotme për këtë ecuri, atmosfera duket e shkëlqyer.

teuta

I gjithë stafi dhe lojtarët janë të bashkuar, duke festuar në një farë mënyre këtë formë që i ka çuar edhe në vendin e dytë pas Partizanit. Në një video të postuar nga vetë klubi durrsak në Facebook, Uendi Vecaj dhe Ditmar Bicaj, shihen teksa këndojnë e kërcejnë para të gjithë tavolinës, duke konfirmuar harmoninë brenda ekipit të Bledi Shkëmbit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"