Erzeni i dorëzuar, por do të respektojë garën dhe… veten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 12:15

Erzeni i dorëzuar, por do të respektojë garën dhe… veten

Erzeni do ta luajë në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit ndeshjen e sotme me Kukësin, që pritet të shënojë edhe rënien matematikore nga elita.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

Shijakasit, pas humbjeve të fundit, thuajse janë dorëzuar për objektivin e mbijetesës, por do të mundohen të respektojnë garën, duke menduar njëkohësisht edhe për të ardhmen e klubit. Janë edhe tri ndeshje të mbetura, ku skuadra do të përpiqet të tregojë vlerat e saj.

Ndaj Kukësit, që ka rënë matematikisht nga Superiorja, skuadra e trajnerit Deliallisi synon fitoren, që do të kishte vlera morale. Për renditjen kjo ndeshje nuk ka rëndësi, por për tifozët dhe lojtarët po, prandaj këta të fundit duan të tregohen sa më profesionistë për të luajtur një 90- minutësh sa më pozitiv.

Erzeni do të ketë sërish mungesa si Kacbufi, Mëllugja, Asani dhe Atanda.

ERALD DERVISHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"