Ekskluzive/ Tirana bën “pazar” në Luz, blen sulmuesin që shkëlqeu në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 21:50

Ekskluzive/ Tirana bën “pazar” në Luz, blen sulmuesin që shkëlqeu në Kategorinë e Parë

Patrik Treni është blerja e parë e Tiranës për se zonin e ri futbollistik. “Panorama Sport” zbulon se klubi bardheblu dhe ai i Luzit kanë gjetur akordin dhe kanë afruar sulmuesin që më parë ka qenë pjesë e Teutës dhe bardhebluve me 21-vjeçarët.

Patrik Treni

 

Treni një nga zbulimet e sezonit të Kategorisë së Parë do të transferohet te Tirana, por klubet ende nuk e kanë firmosur kontratën. Po kështu, klubi i Luzit do të mbajë edhe 50% të kartonit. Treni këtë sezon ka luajtur me Luzin 32 ndeshje, duke shënuar 15 gola, 14 në Kategorinë e Parë dhe një në Kupën e Shqipërisë.

Lojtari ka qenë në fushën e lojës më shumë se 2674 minuta. Lojtari më parë ka qenë pjesë e Luzit në dy sezone, Teutës, Korabit e me radhë. Lojtari figuron i federuar me ekipin bardheblu që prej vitit 2021.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"