Sulmuesi kryesor është në luftë me kohën, ja si pritet të rreshtohet Dinamo kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 10:25

Sulmuesi kryesor është në luftë me kohën, ja si pritet të rreshtohet Dinamo kundër Vllaznisë

Për ndeshjen e sotme me Vllazninë stafin teknik të Dinamos e shqetëson jo pak sulmi, pasi ka probleme për të dy sulmuesit e qendrës.

dinamo

Jashtë ka mbetur Ardit Tahiri, i dëmtuar në kavilje, kurse Luis Kaçorri është në dyshim për të luajtur nga minuta e parë apo jo. Kaçorri është sulmuesi kryesor i Dinamos dhe pritet të sakrifikojë për këtë 90-minutësh të rëndësishëm, nëse stafi mjekësor do të japë “ok”-in përfundimtar.

Në anën tjetër rikthehet në formacion mesfushori Gudiabi, pas mungesës me Laçin për shkak të kartonit të kuq. Blutë me shumë mundësi do të luajnë me 3 lojtarë në mesfushë, ku afrikanit i bashkohen Qefalija dhe Smaçi.

FFE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"