VIDEO/ Troisi “shfryn” ndaj gjykimit për ndeshjen me Vllazninë: Ky është turp, edhe kur kjo ndodh në futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2020 | 23:48

VIDEO/ Troisi “shfryn” ndaj gjykimit për ndeshjen me Vllazninë: Ky është turp, edhe kur kjo ndodh në futboll

Flamurtari ka kontestime për gjykimin në ndeshjen kundër Vllaznisë. Klubi vlonjat ka reaguar zyrtarisht përmes një deklarate në rrjetet sociale, të shoqëruar me pamjet filmike, ku thekson se gjykimi ka qenë i njëanshëm dhe ka mbajtur krahun e kundërshtarit. “Dhe turpi vazhdon. E njëjta histori, të njëjtët aktorë, si gjithmonë komedi. Shikoni pamjet dhe gjykoni.

PENALLTI

Kontakti i parë është kundër Hoxhës, por Meta gjithmonë i gatshëm të respektojë ekipet që luajnë kundër Flamurtarit. Ndeshja ishte 0:0″, shkruhet në postimin e Flamurtarit në “Instagram”. Po në “Instagram” ka reaguar edhe trajneri Marcelo Troisi.

Edhe braziliani e ka cilësuar një turp atë që ndodhi në ndeshjen me Vllazninë. “Ky është një turp, edhe kur kjo ndodh në futboll, shikoni ndeshjen dhe gjykoni vetë…”, shprehet Troisi.


View this post on Instagram

Isto é uma vergonha , até quando vai acontecer isto no futebol , veja o lance e julgue por si mesmo …..

A post shared by Marcello Troisi Moreira (@marcellotroisi) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"