VIDEO/ Triumf me përmbysje, Shpresat nuk zhgënjejnë ndaj Andorrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 0:06

VIDEO/ Triumf me përmbysje, Shpresat nuk zhgënjejnë ndaj Andorrës

Kombëtarja Shpresa ka triumfuar me përmbysje ndaj Andorrës në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Skuadra iberike kaloi e para në avantazh në minutën e 2-të, falë një penalltie të fituar në sekondën 50.

bandicam 2020-09-08 20-46-09-767

Pavarësisht tentativave, kuqezinjtë nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në fragmentin e parë të lojës, teksa duhet të prisnin pjesën e dytë, për të realizuar fitoren e karakterit.

bandicam 2020-09-08 20-55-07-831

Ishte mbrojtësi Adolf Selmani ai që i hapi rrugën përmbysjes në minutën e 62-të, falë një goditje të saktë me kokë. Për të kaluar në avantazh Shqipërinë U-21 mendoi Xhakomo Vrioni, i cili realizoi me kokë në minutën e 85-të. Kapakun këtij triumfi ja vendosi sulmuesi Bullari, edhe ky i hedhur nga stoli, duke shënuar golin e tretë në sekondat e fundit.

FT: SHQIPËRI U21 – ANDORRË U21 3-1

A. Selmani 62′, Vrioni 85′, Bullari 90+4′  / Alaez 2′ (p)

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90+4’ GOOOOOL SHQIPËRIA 3-1/ Shënon edhe Bullari duke vulosur gjithçka. Pas një perle të Kallakut nga distanca, e cila u ndal nga shtylla, ishte Bullari që ndoqi bukur aksionin dhe me portën e boshatisur e dërgoi topin në rrjetë.

90+2′ Pranë golit të tretë Shqipëria me Vrionin dhe Muçin, por futbollistët kuqezinj kanë qenë të pafat.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

85’ GOOOOL SHQIPËRIA 2-1/ Kuqezinjtë përmbysin rezultatin me Vrionin. Pas asistit të Ismajlgecit, futbollisti i Juventusit, godet saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën.


82’ Tjetër lëvizje në stolin e Alban Bushit, largohet Dobra, vendin e tij e merr Bullari.

75’ Lojë e mirë e kuqezinjve që kërkojnë me ngulm golin e fitores.

68’ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet nga fusha, Albion Marku, vendin e tij e merr Lorenco Vila.

62’ GOOOOL SHQIPËRIA 1-1/ Fantastik Adolf Selmani. Tjetër gol për mbrojtësin e Laçit. Pas një harkimi të Kallakut nga këndi, gjiganti kuqezi godet saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën.

59’ Shumë pranë golit të barazimit Shqipëria. Ernest Muçi del i vetëm përballë portierit, provon, por topi devijohet nga gardiani i Andorrës në këndore.

55’ Zëvendësim i tretë te Shqipëria, largohet nga fusha, Tuci, vendin e tij e merr Vrioni.

50’ Muçi provon me një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, topi shkon mbi kuadrat.

47’ Shqipëria e nis në sulm pjesën e dytë. Tuci provon me një goditje në hyrje të zonës, por përfundon drejt e në duart e portierit.

46’ Trajneri Bushi kryen menjëherë 2 zëvendësime. Largohet nga fusha Xhixha dhe Çelhaka, vendin e tyre e zënë Çokaj dhe Mihana.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

38’ Tjetër rast i rrezikshëm i Shqipërisë. Sherif Kallaku provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por ndërhyn portieri i Andorrës, duke e devijuar topin në këndore.

34’ Shpërthim fantastik i Muçit nga e djathta, që shërben mjaft bukur për Kallakun, por ky i fundit tregohet altruist, duke gabuar në tentativën për të pasuar për Tucin.

31’ Pranë golit të barazimit Shqipëria me Tucin, i cili gjuan me kokë pas harkimit të Markut nga e djathta, por topi shkon mbi kuadrat.

24′ Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë për faull në sulm.

22’ Xhixha rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Protestojnë kuqezinjtë.

14’ Një tjetër shans për Indrit Tucin, pas pasimit të Xhixhës, por topi u largua në goditje këndi nga mbrojtësit e Andorrës.

13′ Pranë golit të barazimit Shqipëria me Xhixhën, gjuajtja e sulmuesit të Laçit brenda zonës, u ndal nga portieri i Andorrës, Pires.

5′ Provon të rrezikojnë kuqezinjtë me Tucin, por pa sukses.

2′ GOL ANDORRA 0-1/ Kapiteni Alaez realizon nga pika e bardhë e penalltisë! 

1′ E pabesueshme, Andorra fiton penallti në sekondën e 50-të pas ndërhyrjes së gabuar të Bajramit brenda zonës.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE: 

SHQIPËRIA (4-2-3-1 ): G.Selmani;  Marku, Bajrami, A.Selmani, Ismailgeci; Çelhaka, Kallaku; Muçi, Dobra, Xhixha; Tuci;  Trajner: Alban Bushi

ANDORRA (4-3-3): Pires, Torres, Alavedra, Guillen, Gomes, Aleks Martinez, Izquierdo, Roberto Rebelo, Rosas Ubaç, Alaez, Fernandez.

Shpresa

 

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"