VIDEO/ Totenhemi ringrihet pas “katastrofës”, fiton me përmbysje dhe i rrëmben vendin Liverpulit  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2018 | 17:52

VIDEO/ Totenhemi ringrihet pas “katastrofës”, fiton me përmbysje dhe i rrëmben vendin Liverpulit  

Totenhemi është eliminuar nga Juventusi në Ligën e Kampionëve, por në Premierligë është një histori tjetër.

tytyy

Djemtë e Poketinos fituan me përmbysje 1-4 ndaj Bornmuthit duke parakaluar në renditje Liverpulin dhe tani gjenden në vendin e tretë.

Gjelat e Londrës u gjendën në disavantazh pas golit të pësuar që në minutën e 7-të, gjithsesi ata rigjetën forcat dhe shënuan katër gola për të përmbysur rezultatin. Fillimisht shënoi Dele Ali, më pas shënoi dy herë koreani Son, dhe Aurie mbylli pokerin.

boutot110318aa

Një fitore me shumë vlerë për Totenhemin, që tani do të fokusohet vetëm në kampionat për të siguruar sa më parë 4-shen e parë. Për momentin kanë 1 pikë më shumë se Liverpuli i vendit të 4-t.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"