VIDEO/ Tjetër prapësi nga Maradona, hyn në qendrën stërvitore si “polic”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 10:43

VIDEO/ Tjetër prapësi nga Maradona, hyn në qendrën stërvitore si “polic”

Diego Armando Maradona mbetet një personazh i shumë bëmave jashtë fushës.
Maradona Gimnasia
Në një video të publikuar së fundmi, trajneri i Xhimnazia del Platas hyn në fushë me një automjet që kushton 200 mijë dollarë, por ajo çfarë ka tërhequr më tepër vëmendjen është fakti se makina është pajisur me drita dhe sirena  të policisë.

Në këtë mënyrë, ish-kampioni i botës ka shkelur ligjin pasi vetëm forcat e policisë kanë të drejtën e përdorimit të dritave dhe sirenës në automjete.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"