VIDEO/ Tifozi “tërbon” Ronaldon, futet në fushë dhe e kap nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 23:50

VIDEO/ Tifozi “tërbon” Ronaldon, futet në fushë dhe e kap nga…

Një moment interesant ndodhi në fundin e takimit mes Bajer Leverkusenit dhe Juventusit.

ronaldo tifozi

Teksa lojtarët bardhezinj po përshëndeteshin pas fitores, një tifozi ia doli t’i shpëtojë sigurimit të stadiumit, dhe u fut në fushën e blertë të stadiumit, me synimin për të bërë një foto me Kristiano Ronaldon.

Tifozi, teksa shkoi me vrap drejt portugezit, e kapi nga qafa, teksa vetë atë po e tërhiqte edhe roja i sigurimit nga pas. Kristiano ndërkohë u gjend i papërgatitur në këtë situatë, dhe pasi u tërhoq me forcë, u duk i nxehur nga ai moment, gati për t’iu sulur tifozit. Më tej, ishin shokët e skuadrës që shkuan për ta qetësuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"