VIDEO/ Talenti i Kosovës nuk përmbahet, dy gola ekipit që eliminoi Prishtinën në Europa League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2018 | 19:50

VIDEO/ Talenti i Kosovës nuk përmbahet, dy gola ekipit që eliminoi Prishtinën në Europa League

Është mbyllur ndeshja midis ekipit të Genkut dhe ekipit nga Luksemburgu, Fola. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-4 në favor të ekipit belg dhe protagonist në këtë ndeshje është bërë edhe lojtari kosovar, Edon Zhegrova. 19-vjeçari ka arritur të shënojë dy gola në këtë ndeshje të vlefshme për Europ Ligë.

auto_shegrova1527664564

Goli i parë u shënua pas një aksioni në zonë dhe  Zhegrova lëshon një diagonale të bukur që përfundon në rrjetë. Ndërsa goli i dytë ka ardhur nga një goditje dënimi. Topi i goditur nga kosovari nuk u prek nga asnjë në zonë dhe përfundon në rrjetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"