VIDEO/ Supersfida Çelsi-Barcelona, ja dy përballjet e fundit mes tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 13:05

VIDEO/ Supersfida Çelsi-Barcelona, ja dy përballjet e fundit mes tyre

Barcelona dhe Çelsi do të ndeshën edhe njëherë mes tyre në kuadër të raundit të 1/8-ave në Ligën e Kampionëve. Çelsi dhe Barcelona janë takuar 15 herë në garën evropiane, të dyja kanë fituar nga pesë përballje ndërsa pesë të tjerat kanë përfunduar në barazime.

torres

Ata kanë ndarë disa nga momentet më historike në historinë e kohëve të fundit të Ligës së Kampionëve, sidomos kur goli i Fernando Torres i siguroi vendin Çelsit në finalen e 2012 përballë Bajernit, të cilën e fitoi.

Një tjetër episod është ai i vitit 2009, kur Barcelona kaloi ne finale pas golit të Inestës dhe po atë vit fitoi dhe Ligën e Kampionëve për herë të tretë. Ndeshja pati shume kontestime nga lojtarët dhe nga stafi i Çelsit.

“Unë mendoj se Celsi-Barcelona është një nga ato ndeshje që gjatë viteve nuk ka prodhuar vetëm lojëra emocionuese, por edhe polemika. Ne patëm fitoren tonë më të famshme në Kamp Nou, kur shkuam në finale e Mynihut (në 2012). Ka pasur shumë lojëra interesante që kemi pasur kundër tyre”, tha sekretari i Celsit, Dejvid Barnard.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"