VIDEO/ Suksesi i Shpresave në miqësoren ndaj Azerbajxhanit, shihni përmbledhjen e ndeshjes së brezit të ri të U21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 19:32

VIDEO/ Suksesi i Shpresave në miqësoren ndaj Azerbajxhanit, shihni përmbledhjen e ndeshjes së brezit të ri të U21

Kombëtarja Shpresa ka nisur punën intensive për përgatitjen e eliminatoreve të Europianit të kësaj grupmoshe, ku objektivi që i është vënë është ai i kalimit të fazës në grupe dhe mundësisht kualifikimi në turneun final.

sdfsdfsfdsf

Sot skuadra e drejtuar nga Alban Bushi luajti një miqësore në Turqi përballë bashkëmoshatarëve të Azerbajxhanit, në një ndeshje të cilën e mbylli me fitoren 2-1. Në pjesën e parë kuqezinjtë krijuan më shumë lojë e raste, teksa ia dolën që në fundin e këtij fraksioni loje të gjenin golin me Stiven Shpendin, një emër i cili po bën shumë mirë në Itali.

PERMBLEDHJE PJESA I

Në fraksionin e dytë, mbrojtja gaboi që në sekondat e parë duke pësuar gol, por më pas ishte Pajaziti që ktheu në epërsi ekipin. Në vijim, loja ishte e hapur, me raste nga të dy skuadrat teksa azerët iu afruan disa herë barazimit në fundin e sfidës.

PERMBLEDHJE PJESA II

Shqipëria: Simon Simoni, Agan Mjaki (Reild Kurti 84’), Paulo Buxhelaj (Marcelino Preka 76’), Elmando Gjini, Mario Mitaj, Behar Ismaili (Rejan Alivoda 76’), Arda Kurtulan (Ilir Gjuzi 62’), Medon Berisha (Henrik Nerguti 62’), Eljon Toçi (Renaldo Torraj 46’), Adrion Pajaziti (Ertigen Shehu 84’), Stiven Shpendi (Dijar Nikqi 62’).
Trajner: A. Bushi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"