VIDEO/ Strakosha arrin çerekfinalen, kualifikohet edhe Marseja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2018 | 20:42

VIDEO/ Strakosha arrin çerekfinalen, kualifikohet edhe Marseja

U luajtën 4 sfidat e orës 19:00 në Ligën e Europës, të vlefshme për fazën e 1/8-ave. Lacio ia arriti të siguronte kualifikimin në Kiev, teksa pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, këtë herë fitoi pastër 0-2, me nga një gol për çdo pjesë, nga Lukas Leiva dhe De Vrij.

lacio

Marseja fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Atletik Bilbao, dhe kalon për në turin tjetër. Lajpcig u ndal vetëm në një barazim 1-1 në Rusi, ndaj Zenit, por fitorja në sfidën e parë, bën që të kualifikohet. Më herët, Atletiko e Madridit kishte siguruar turin tjetër, teksa kaloi Lokomotivën e Moskës.

europa lige

 

 

Dinamo Kiev-Lacio 0-2

Gol: Lukas Leiva 23′, De Vrij 83′

Atletik Bilbao-Marsejë 1-2

Gol: Uilliams 74′ / Paje 37′ (pen.), Okampos 52′

Viktoria Plzen-Sporting 2-1

Gol: Bakos 6′, 64′ / Batalia 105+2′

Zenit-Lajpcig 1-1

Gol: Driusi 45+1′ / Augustin 22′ 

17:00 | Lokomotiv Moskë-Atletiko Madrid 1-5

Gol: Ribus 20′ / Korrea 16′, Nigez 47′, Torres 65′, 70′, Grizman 85′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"