VIDEO/ Stërvitja në stadiumin e Parmës, Shqipëria i jep fund përgatitjeve para duelit me Kilin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 22:48

VIDEO/ Stërvitja në stadiumin e Parmës, Shqipëria i jep fund përgatitjeve para duelit me Kilin

Kombëtarja shqiptare i ka dhënë fund përgatitjeve në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës. Gjithçka është gati për takimin e nesërm miqësor përballë Kilit, që nis në orën 20:45. 

kombetarja

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë pamje nga seanca e fundit stërvitore. Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, djemtë kuqezi do kërkojnë rezultatin e parë pozitiv për vitin 2024. 

FSHF ka kujtuar gjithashtu se biletat e mbetura për ndeshjen e nesërme, mund të blihen online por dhe sportelet e stadiumit të Parmës. Nesër në stadiumin me 27 mijë vende, pritet të ketë mbështetje të shumtë nga tifozët shqiptar.  

Në videon e publikuar nga FSHF shikohen futbollistët e Shqipërisë, duke u stërvitur pikërisht në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.  

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"