VIDEO/ Skuadrat e Kategorisë së Dytë qëndrojnë 1 orë në fushë, por ndeshja nuk luhet. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 23:46

VIDEO/ Skuadrat e Kategorisë së Dytë qëndrojnë 1 orë në fushë, por ndeshja nuk luhet. Ja arsyeja

Ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme, në aneksin e stadiumit të Fierit, sfida mes Labërisë dhe Këlcyrës, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Laberia Kelcyra

Edhe pse të dyja skuadrat zbritën në fushë dhe qëndruan për gati 1 orë, në tapetin e blertë, ky takim nuk u zhvillua, për shkak se skuadra mike e Këlcyrës, ka pretenduar për mosplotësim të masave të sigurisë në aneksin e Fierit.

Gjithçka pritet të vendoset nga Komisioni i Disiplinës, se cila skuadër do të fitojë 3 pikët në tavolinë. Në rast se pretendimet e ngritura nga Këlcyra do të cilësohen me bazë, atëherë Labëria rrezikon ta humbasë ndeshjen në tavolinë, në të kundërt janë miqtë këlcyriotë ata që penalizohen. Kujtojmë që Labëria ka luajtur edhe më herët në aneksin e Fierit dhe nuk ka hasur të tilla probleme.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"