VIDEO/ Skënderbeu bind përballë publikut vendas, mund me dy gola Lushnjën
Skënderbeu ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-0 Lushnjën në shtëpi, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë së Parë.
Ishte një gol i shënuar nga Sumalia në minutën e 64’ dhe në minutën e 89’ ishte Liço ai që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Kështu korçarët ngjiten në vendin e tretë, ndërsa Lushnja vazhdon të vuajë duke shkuar në vendin e 12-të.
REZULTATI:
SKËNDERBEU 2-0 LUSHNJA
Sumalia 64′, Liço (P) 89′
NGJARJET KRYESORE:
-GOLI I LIÇOS
-GOLI I SUMALIAS
-RASTI I TEMITOPE
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Rendi, Prençi, Zenullari, Vecaj, Liço, Pecani, Sumalia, Lika, Temitope.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
LUSHNJA: M. Kaloshi, Magani, Doksani, Ruço, Selita, Andoni, Levendi, Haxhiu, Camko, Pepa.
Trajner: Klevis Dalipi
PANORAMASPORT.AL
