VIDEO/ Situatë absurde te Çelsi, lojtarët kapen në fushë për një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 23:12

VIDEO/ Situatë absurde te Çelsi, lojtarët kapen në fushë për një penallti

Një situatë absurde u regjistrua në duelin mes Çelsit dhe Evertonit. Në minutën e 64-t u akordua një penallti për blutë e Londrës, teksa disa lojtarë të Çelsit kërkonin ta ekzekutonin këtë 11-metërsh.  

celsi

Madueke, Palmer dhe Nikolas Xhekson, ishte treshja që u konfliktuan dhe kërkonin topin për ta ekzekutuar penalltinë. 

Aty ndërhyri kapiteni Konor Gallagher, që mori topin në duar, ndërsa më pas e kaloi te Palmer, që realizoi për 5-0, me golin e tij të katërt personal në këtë ndeshje. 

Kjo pamje e shëmtuar me gjasë nuk do të kalojë pa u ndëshkuar nga Mauricio Poçetino, që vetëm shikonte afër vijës së fushës. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"