VIDEO/ Shqipëria U21 nuk “ndez” në “Air Albania”, Finlanda na merr pikë dhe vështirëson kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 0:07

VIDEO/ Shqipëria U21 nuk “ndez” në “Air Albania”, Finlanda na merr pikë dhe vështirëson kualifikimin

Kombëtarja shqiptare U21 është ndalur sot në një barazim pa gola përballë Finlandës në “Air Albania”, duke bërë më të vështirë kualifikimin e mundshëm në Europianin e kësaj grupmoshe.

bandicam 2024-03-22 17-01-51-967

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi kishin përballë Finlandën, një ekip i cili na kishte mundur me shifrat 4-1 në ndeshjen në transfertë dhe pritej një reagim që mund të kthente përsëri skuadrën kuqezi në kontrollin e Grupit E të kualifikueseve.

Por loja ofensive e skuadrës ka lënë shumë për të dëshiruar, teksa rastet që u krijuan ishin më shumë iniciativa personale të futbollistëve sesa diçka e menduar. Kësisoj Shpendi, Pajaziti e Berisha shpërdoruan disa mundësi për të shënuar përballë miqve që u mbrojtën me rregull deri në fund, duke siguruar një pikë të vyer për ta në transfertë.

Kurse për Shqipërinë U21, tani do të jetë vendimtare sfida e 26 marsit ndaj Zvicrës po në “Air Albania”.

U21/ SHQIPËRI-FINLANDË 0-0

asdasdasdasdasdsadsad

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.  

90’+4’ Rexhepi nga e majta hyn në zonë dhe gjuan por gjen përgjigjen e portierit të miqve me këmbë.

90’+2’ Terho ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e miqve.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Pa shumë ide loje në këto minuta kuqezinjtë, që nuk arrijnë të krijojnë më raste të rrezikshme.

83’ Fetai i lë vendin në fushë Janaqit në radhët e kuqezinjve.

82’ Aksion i rrezikshëm i miqve nga e djathta. Terho në zonë gjuan por për fat gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës së Simonit. (VIDEO)

79’ Shpendi i lë vendin në fushë Rexhepit në fundin e ndeshjes.

78’ Kuqezinjtë kërkojnë penallti për një faull ndaj Shpendit në zonë, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë dhe ndëshkon Pajazitin me të verdhë për protesta. (VIDEO)

74’ Pajaziti nga e majta  kalon dy lojtarë dhe lëshon një diagonale të fortë, sfera kalon pasqyrën e portës dhe shkon jashtë. (VIDEO)

72’ Buxhelaj mban nga fanella Limata, por për fat gjyqtari nuk nxjerr karton për mbrojtësin kuqezi, teksa Simoni largon rrezikun. (VIDEO)

67’ Berisha dhe Kurtulan i lënë vendin në fushë Frrokut dhe Rashicës në radhët e kuqezinjve.

66’ Talvitie ka mundësinë e artë të gjuajë i vetëm në zonë, por sfera devijohet nga mbrojtësit që i bëjnë mur lojtarit, duke çuar sferën në këndore.

62’ Berisha provon nga jashtë zonës me një gjë tjetër gjuajtje që përfundon jashtë katërkëndorit, ngjitur me shtyllën e portës finlandeze. (VIDEO)

61’ Skyta i lë vendin Limata në radhët e Finlandës.

60’ Kuqezinjtë fitojnë topin pranë zonës, Shpendi gjuan në portë por gjen përgjigjen e Bergstrom. (VIDEO)

57’ Edhe Smajli përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.

56’ Një goditje këndi e Pajazitit sjell panik në zonën finlandeze, ku askush nuk devijon topin.

54’ Pajaziti nga e majta kalon dy lojtarë dhe gjuan drejt portës, duke gabuar plotësisht shënjestrën.

53’ Kurtulan pason për Shpendin i cili me një rrotullim të shpejtë gjuan në zonë por gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës. (VIDEO)

52’ Berisha ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në sulm.

45′ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime te dy ekipet.

44’ Rast i artë për Shpendin, harkimi i Smajlit gjen sulmuesin në shtyllën e parë por gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

41’ Harkim i rrezikshëm në zonë nga e djathta e sulmit finlandez, topi i krosuar nga Terho devijohet në këndore nga mbrojtja kuqezi.

37’ Dy skuadrat janë shumë ta pasakta në pasimin e fundit, sapo i afrohen zonës, duke mos arritur të krijojnë aksione të rrjedhshme për të shkuar para portës.

31’ Bajrami i dalë në ndihmë të sulmit, nuk gjen portën me një gjuajtje me kokë që përfundon jashtë katërkendorit pas harkimit të Smajlit.

24’ Kurtulan në të djathtën fiton topin pranë zonës kundërshtare, pasimi i tij në qendër nuk gjen Shpendin, në një kohë vonesë.

20’ Medon Berisha tenton eurogolin me një gjuajtje nga rreth 35 metra, portieri i miqve kalon topin mbi traversë. (VIDEO)

17’ Smajli nga e djathta ka hapësirën për të sulmuar, pasimi i tij në qendër devijohet në këndore.

12’ Talvitie lëshon një predhë nga jashtë zonës, Simoni fluturon dhe devijon sferën mbi traversë. (VIDEO)

7’ Miqtë provojnë me një top në qendër, por Simoni del dhe kontrollon sferën.

6’ Lojë e qetë në minutat e para, me dy skuadrat që nuk gjejnë shumë hapësira për të rrezikuar portën.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

form

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"