VIDEO/ Sherri masiv në sfidën Bylis-Laçi, shikoni momentin kur gjakoset Bekim Kuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 23:57

VIDEO/ Sherri masiv në sfidën Bylis-Laçi, shikoni momentin kur gjakoset Bekim Kuli

Një incident i shëmtuar u regjistrua në sfidën Bylis-Lacci, e cila përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të kurbinasve, teksa mbeti i gjakosur, zv.trajneri i ballshiotëve, Bekim Kuli, ndërkohë që u ndëshkuan me karton të kuq, Nuabueze dhe Carkanji, që të tradhtuar nga nervat, ngatërruan sport, duke bërë boks dhe karate në fushën e lojës.

Bekim Kuli

Për sa i përket gjakosjes së Kulit, nga pamjet shihet qartë, se fillimisht zv.trajneri vrapon për të ndarë lojtarët, teksa rëshket në “vatrën” e sherrit, ku më pas një lumë grushtash dhe shkelmash kanë vërshuar drejt tij.


Në turmën e madhe të futbollistëve është e pamundur që të kuptohet më tepër për lojtarët e përfshirë në këtë arenë boksi, por gjakosja e Kulit i tregon të gjitha pas përfundimit të incidentit.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"