VIDEO/ Ramadani e bën “sefte” me një supergol, dërgon Vejlen në vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2017 | 17:19

VIDEO/ Ramadani e bën “sefte” me një supergol, dërgon Vejlen në vendin e parë

Ylber Ramadani po vazhdon të dhurojë performanca të shkëlqyera në ligën e dytë të Danimarkës. Ekipi i tij i Vejles, ka shkatërruar me shifrat 4-1 kundërshtarët e Vendsysel, dhe me këto tri pikë, tashmë vazhdon të mbetet në kryesimin e kampionatit, me 38 pikë, dhe pretendon të ngjitet në Superligën daneze.

ramadani

Ramadani, i cili ndeshjen e fundit u grumbullua edhe nga Panuçi për miqësoren me Shqipërinë, shënoi golin e parë për ekipin e tij, pasi gjendeshin në disavantazh. Shqiptari shënoi një gol mjaft të bukur, nga jashtë zonës, me topin që kaloi përmes shumë lojtarëve, dhe përshëndeti fundin e rrjetës. Ky ishte goli i parë për 21-vjeçarin me fanellën e Vejles në Danimarkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"