VIDEO/ PSG-ja shkëlqen pa Mesin e Nejmarin, Mbape me shokë shkërmoqin Klermontin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 19:14

VIDEO/ PSG-ja shkëlqen pa Mesin e Nejmarin, Mbape me shokë shkërmoqin Klermontin

PSG-ja vazhdon të shkëlqejë në Ligën 1 franceze, teksa pasditen e sotme parisienët kanë siguruar fitoren e 5-të radhazi në po kaq ndeshje në kampionat.

psg

Edhe pse pa yjet si Nejmar e Mesi në fushë, skuadra e Poçetinos mposhti thellë 4-0 Klermontin ku aktivizohet sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani.

Ishte një ndeshje pa shumë histori, ku shkëlqeu mesfushori spanjoll Ander Herrera i cili realizoi dopietë brenda pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Mbape realizoi të tretin, ndërsa Geje vulosi rezultatin në 4-0.

Një fitore e thjeshtë për PSG-në që këtë sezon në Francë nuk ka konkurrente dhe shihet si një ndër skuadrat më favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"