VIDEO/ Prestige makineri golash, fiton me rezultat tenistik ndaj TRIN

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 9:15

VIDEO/ Prestige makineri golash, fiton me rezultat tenistik ndaj TRIN

Prestige MFC ka koleksionuar fitoren e radhës në eventet e minifutbollit. Këtë herë suksesi vjen në kampionatin që organizon Shoqata Shqiptare e Minifutbollit Amator, aty ku Prestige mundi me rezultatin tenistik 6-2 skuadrën TRIN.

Prestige

Prestige siç dihet regjistron dy tituj kampionë në këtë ligë, ndërsa e ka përfaqësuar Shqipërinë me paraqitje fantastike edhe në “EMF Champions”. Duke u kthyer te ndeshja e djeshme, Prestige konfirmoi edhe një herë tjetër që mbetet një superfuqi në minifutbollin shqiptar. Një skuadër e organizuar deri në detaje, ku të gjitha rezultat vijnë nga loja e shkëlqyer në grup.


Sfida e zhvilluar në temperaturat e ulëta në kompleksin “Internacional” në Pezë u dominua totalisht nga Prestige, ndërsa protagonistët e golave ishin Shima dy herë, Hysenbelliu, Mërtiri, Dajti dhe Rapo. Kujtojmë që përveç këtij kompeticioni, Prestige merr pjesë edhe në aktivitete të tjera futbolli, teksa kryeson grupin B në “Sunday League Albania” (luhet me 9 lojtarë), aty ku është edhe kampion në fuqi.

PRESTIGE4

Prestige gjithashtu po shkëlqen edhe në Kampionatin Kombëtar të Minifutbollit që organizon FSHF, teksa numëron 10 fitore në po kaq javë të zhvilluara, duke regjistruar një golavarazh të jashtëzakonshëm me 116 gola të shënuar dhe vetëm 16 të pësuar.

Ndërkohë në “FSHF CUP”, Prestige ishte i pafat, pasi u eliminua në raundin e dytë nga skuadra Bio Ju. Ndonëse e kishte dominuar pjesën më të madhe të takimit, ndeshja u mbyll 0- 0 dhe gjithçka u vendos nga ruleta e penalltive, aty ku fati i buzëqeshi skuadrës kundërshtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"