VIDEO/ Portugali perfekte, “luzitanët” likuidojnë me 5 gola kundërshtarin e Shqipërisë dhe mbajnë të paprekur rekordin e Martinez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 22:55

VIDEO/ Portugali perfekte, “luzitanët” likuidojnë me 5 gola kundërshtarin e Shqipërisë dhe mbajnë të paprekur rekordin e Martinez

Portugali vijon me ecurinë perfekte, teksa mbrëmjen e sotme likuidoi me rezultatin 5-2, Suedinë në duelin miqësor të zhvilluar në Guimaresh. “Luzitanët” e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 3-0 falë golave të Leaos, Nunes dhe Bruno Fernandesh.  

 

Leao Portugali

Në pjesën e dytë u shënuan edhe 4 gola të tjerë, 2 për portugezët dhe 2 për suedezët. Këta të fundit do të jenë dhe kundërshtarët e Shqipërisë në miqësoren e 25 marsit.  

Bruma dhe Ramos ishin autorët e dy golave të tjerë për Portugalinë, ndërkohë që Gjokeres dhe Nilson, shënuan 2 golat e vetëm të Suedisë në këtë miqësore.  

Vlen tw theksohet fakti se Portugalia ruajti rekordin e saj 100% të fitoreve nën drejtimin e Roberto Martínez. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"