VIDEO/ “Piper në b*thë lojtarëve të Milanit”, Ibra po mendon një ide për t’i shkundur kuqezinjtë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 0:39

VIDEO/ “Piper në b*thë lojtarëve të Milanit”, Ibra po mendon një ide për t’i shkundur kuqezinjtë…

Zllatan Ibrahimoviç është unik në llojin e tij. Sulmuesi suedez, përveç se një njohës i mirë i portës, ai shënon “gola” edhe me deklaratat e tij. E tillë ishte edhe ajo pas ndeshjes ndaj Interit. Kur Ibra u pyet nëse Interi mund të fitojë kampionatin këtë sezon, përgjigja e sulmuesit ishte e prerë: “Jo”.

Ibra

38-vjeçari së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes të emisionit humoristik italian, “Striscia la Notizia”, të cilët i kanë dorëzuar çmimin “Tapiro d’Oro”.

Në një bashkëbisedim tepër të veçante me gazetarin e “Le Iene”, ky i fundit e ka pyetur Ibrën nëse futbollistët e Milanit meritojnë ndoshta pak piper në b*thë që të zgjohen.

Ibra padyshim që e ka mbajtur lojën e gazetarit duke u përgjigjur “Do ta provojmë”. E gjitha kjo në kuadrin e shakasë. 38-vjeçari arriti t’i përshtatej në mënyrë të përkryer formatit të emisionit. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"