VIDEO/ Pësuan 3 gola në minutat e fundit, por shikoni atmosferën elektrizuese të krijuar nga tifozët hungarezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 0:09

VIDEO/ Pësuan 3 gola në minutat e fundit, por shikoni atmosferën elektrizuese të krijuar nga tifozët hungarezë

Plot 65 mijë tifozë, ishin të pranishëm në stadiumin “Pushkash Arena”, në Budapest, në sfidën mes Hungarisë dhe Portugalisë, që përfundoi me rezultatin 0-3. Një atmosferë elektrizuese që kishte kohë që i kishte munguar futbollit, pas përhapjes së pandemisë.

Hungaria tifozet

Të 3 golat për luzitanët u shënuan në pjesën e dytë, teksa pavarësisht disfatës së pësuar, tifozët vendas, nuk nguruan të dhuronin spektakël në shkallët e stadiumit.

Hungaria

Në momentin e përfundimit të sfidës, lojtarët shkuan pranë tifozëve, teksa me dorën në zemër, kënduan së bashku himnin e Hungarisë, një moment me të vërtetë special. Për më tepër shikoni pamjet:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"