VIDEO/ Penalltia e humbur në minutën 90+18, si mesfushori vlonjat “dogji” premion e majme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2022 | 20:39

VIDEO/ Penalltia e humbur në minutën 90+18, si mesfushori vlonjat “dogji” premion e majme

Ndeshja mes Devollit dhe Labërisë, prodhoi mjaft tension, teksa në fund u mbyll me rrjeta të paprekura. Në minutat shtesë, gjyqtari Albano Stolaj, akordoi penallti për miqtë nga Labëria, ndërkohë që sfida u ndërpre pas kontestimeve të vendasve dhe përplasjeve mes lojtarëve.

CAUSHAJ

11-metërshi u gjuajt, në minutën 90+18’, teksa atë e mori përsipër mesfushori vlonjat, Albano Çaushaj, i cili gaboi, duke e dërguar topin jashtë  kuadratit, teksa më pas futbollisti u ndëshkuar me karton të kuq për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit.

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit e Labërisë, kishin vendosur një premio të majme afro 5 milionë lek në rast triumfi ndaj një rivali direkt si Devolli. Por kjo premio u “dogj” nga penalltia e humbur nga Çaushaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"