VIDEO/ Nuk ndryshon historia, Bajerni merr arratinë pasi mund Borusian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 23:50

VIDEO/ Nuk ndryshon historia, Bajerni merr arratinë pasi mund Borusian

Nëse dikush pati dyshime se Bajerni i Mynihut mund të lëshonte pe në kampionat, u gabua. Skuadra e Hans Flik fitoi “klasiken” e futbollit gjerman me rezultatin 0-1 falë supergolit të Xhoshua Kimish.
EY9p5HfWoAIM5lF

Pjesa e parë ishte vërtet emocionuese teksa Bajerni dhe Borusia mund të kishin shënuar, por Pizçek dhe Boateng bënë heroin në dy episode.

Pavarësisht se pati pritshmëri se skuadra e Borusias do ta lodhte Bajernin në fushë, parashikimet rezultuan të gabuara. Haland, Hakimi dhe Sanço nuk ia dolën të rrëzonin Bajernin.

Me fitoren e sotme, Bajerni çon diferencën në 7 pikë me vendin e dytë, që mbahet nga Borusia Dortmundi duke treguar se janë në gjendje të fitojnë çdo trofe këtë sezon.

FT: BORUSIA DORTMUND-BAJERN MYNIH 0-1
Kimish 43′ 

FORMACIONET ZYRTARE:

Borusia Dortmund: Burki,  Pizçel , Humels, Akanzhi, Hakimi, Dahu, Delanei, Guerreiro, Brandt, Haland, Hazard.

Bajern Mynih: Nojer, Pavard, Boateng, Alaba, Dejvis, Kimish, Goretzka, Gnabri, Myler, Koman, Levandovski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"