VIDEO/ Nga golat më të bukur te gafat, shikoni statistikat e javës së parë të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 21:20

VIDEO/ Nga golat më të bukur te gafat, shikoni statistikat e javës së parë të Superiores

0-Kampionati i 83-të i Kategorisë Superiore e ka ngritur siparin me pesë fitore, ku katër shkuan për skuadrat udhëtuese, ndërsa Tirana ishte skuadra e vetme që fitoi si pritëse. Në javën e parë nuk pati asnjë barazim.

superiore 1

2-Vetëm dy ekipe nuk arritën që të shënonin në javën e parë, pikërisht Partizani dhe Kastrioti. Dy ishin edhe penalltitë që u akorduan në javën e parë, ku njëra u finalizua nga Liridon Latifi i Vllaznisë dhe tjera u shpërdorua nga Stenio Zhunior i Partizanit.

21-Kampionati i 83-të i Superiores ka nisur me rekord golash, pasi në 90 minutat e para u realizuan 21 gola, me një mesatare 4.2 gola për ndeshje.

27-Përveç golave të shumtë, Superiorja ka nisur edhe me një numër të konsiderueshëm kartonësh. Në javën e parë arbitrat e kanë nxjerrë kartonin e verdhë nga xhepi në 27 raste. Dy të verdhë kanë shkuar për mbrojtësin Vangjel Zguro, duke u bërë lojtari i parë në këtë kampionat që ballafaqohet me kartonin e kuq. Te të ndëshkuarit me karton të verdhë është edhe trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.

Goli i javës-  Java e parë e Superiores prodhoi një numër të bollshëm golash, 21. Duke qenë se rrjetat u shkundën shpesh, ekziston vështirësia për të veçuar golin më të bukur, pasi ata ishin të shumtë. Gjithsesi, nga këta meriton të veçohet goli që Bruno Telushi i Egnatias shënoi ndaj Kukësit.


Vlerësime meritojnë edhe dy golat e Çinedusë, kryesisht i dyti, dy golat e Zarubicës, goli i shënuar nga Lushkja, goli i Kainës, si dhe i Peposhit të Kukësit, pasi aksioni ishte i bukur.

Gafat e javës-  Fillimi i kampionatit rezultoi katastrofë për disa “gardianë”, ku më shumë ranë në sy gabimet e ish-portierëve të Kombëtares, Alban Hoxha dhe Ilion Lika.


Por gafa më e rëndë rezultoi e kapitenit të Partizanit, që i dha mundësi Teutës të shënonte golin e vetëm dhe të fitores. Ndërsa gabimi i Ilion Likës në fund të ndeshjes nuk peshoi, pasi Tirana fitoi 4-2. Edhe Egnatia e pagoi ndaj Kukësit në dy gola nga daljet e pastudiuara të portierit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"