VIDEO/ Në fushën e vlonjatëve kullosin delet, kur aneksi i Flamurtarit të… trishton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2020 | 17:48

VIDEO/ Në fushën e vlonjatëve kullosin delet, kur aneksi i Flamurtarit të… trishton

Flamurtari po kalon një periudhë shumë të vështirë, teksa nuk po arrin të gjejë rezultatet pozitive as në Kategorinë e Parë, ku u rrëzuan në sezonin e kaluar.

DELET NE STADIUM

Mesa duket në Vlorë, nuk interesohen edhe shumë për sportin dhe është lënë në harresë. Për të kuptuar këtë, mjafton të shikosh videon, ku shihen delet teksa kullosin të aneksi i stadiumit “Flamurtari”.

Në një video të postuar nga gazetari Edi Ruçi, shihet aneksi në një gjendje të mjerueshme, ku në vend që të kishte lojtarë që stërviten, aty ndodhen… delet.

Video tregon qartë se në Vlorë tashmë nuk mendojnë më për futbollin, duke lënë në gjendje të mjerueshme aneksin, ku dikur janë stërvitur dhe kanë dalë “filizat” e Flamurtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"